Donald Veshaj dhe Beniada Nishani janë parë tepër të afërt gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Donaldi ka treguar se e vë re që Beniada e shikon me sy tjetër, por ai tha që nuk ka asgjë më shumë se aq.

Sipas tij, Beniada është vajzë shumë e mirë, me të cilën tha se ka qejf të bëjë muhabet. Ndër të tjera, sqaroi se fakti që janë cift në bluarjen e kafes, veprimet që kanë bërë për të ndihmuar njëri-tjetrin janë krejtësisht normale.

Donaldi: E pashë klipin, se kuptova pse i kishit vënë atë muzikë se mu duk vetja si në dasëm. E kuptoj por nga situata që kemi qenë duke bluar kafenë, ato veprime mund të kenë qenë të nevojshme. Unë nuk i kam parë gjërat ashtu por prap Beniada është goc e mirë, që ke qejf të bësh muhabet. Por kaq. Ajo muzika e lehtë nga mbrapa nuk është, shiheni si diçka normale. Të gjithë janë ndihmuar duke pirë cigare dhe ujë.

Balina: Nëse e di që Beniada të shikon me një sy tjetër…

Donaldi: E kam kuptuar. Nuk ka asgjë të keqe.

 

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA