Bella Thorne mbush 24 vjeç; Ish-aktorja, tashmë modele me pagesë, feston me fotot më provokuese (fotogaleri)

08/10/2021 17:04

Bella Thorne kohet e fundit celebronte përfitimet e saj milionere si modele në rrjetet për të rritur, ndërsa për 24-vjetorin e saj mediat koleksiononin disa nga foto më provokuese ndër vite.

Bella u bë e famshme në seriale si ‘Dirty Sexy Money’ dhe ‘Shake It Up’ para se të luante në filma si ‘The Duff’ e ‘The Babysitter’.

Por sot, dikur ylli i pafajshëm i Disney feston 24-vjetorin si modele e rrjeteve erotike me pagesë, pasi ka provuar të shkëlqejë në çdo aspekt të mundshëm të industrisë së showbiz.

Kohët e fundit Bella ishte në faqet e para të mediave kur tha se kishte fituar brenda ditës 757,000 dollarë në llogarinë e saj të fotove dhe videove për të rritur.

Me veshjet mikroskopike dhe format joshëse, Bella duket se ka përfituar në maksimum nga izolimet e koronavirusit me postimet nga dhoma e gjumit.

FOTO GALERI
1/7
Bella Thorne mbush 24 vjeç; ish-aktorja eshte tashme modele me pagesë

Top Channel