Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri ishin të detyruar të zgjohen herët për të vazhduar sfidën me bluarjen e kafëse.
Para tyre ishte çifti Sheila dhe Arditi. Gjatë sfidës Arjola u tregoi Ilir disa momente të filmit ‘I Love Tropoja’ ku ajo ishte protagoniste.
Pjesë nga biseda:
Ilir Shaqiri: Na trego ndonjë gjë rreth filmit, se nuk e kam parë.
Arjola Demiri: Nuk e ke parë?
Ilir Shaqiri: Akoma jo. Kam parë spotin, më ka bërë përshtypje por nuk e kam parë.
Arjola Demiri: Është një skenë në fakt. Është skena ku kemi xhirime me kalin. Një ditë më përapara zhvilluam xhirime në traget.
Ilir Shaqiri: Me traget në zonën e Komanit.
Arjola Demiri: Po. Dhe gjatë xhirimeve në traget unë dëmtova këmbën. Thoi i gishtit të madh të këmbës së djathtë mu heq. Kjo bëri që të ënjtjej këmba dhe në nesërmen kishim xhirime me skenën e kalit. Atletet nuk më bënin dhe jam torturu për ta bërë atë skenë. Kemi bërë shumë xhirime dhe nuk e di si kam duruar të gjithë atë dhimbje.
Top Channel