Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka komentuar dorëheqjen e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe zëvendësimin e tij në këtë post nga Gledis Nano.
Bushati u shpreh se Veliu ishte simbol i injorancës, ndërsa thekson se gjëja që kërcet më së shumti në tekstin e tij të dorëheqjes ishte fakti se në një paragraf më lartë tregonte se po largohej për shkak se donte t’i përkushtohej familjes, kurse në një paragraf më poshtë thoshte që priste të bashkëpunonte sërish me policinë.
Bushati: Sa më shumë degradon regjimi aq më injorantë rekruton. Kryepolici ishte simbol i injorancës. Në atë tekst thotë unë po largohem për arsye familjare dhe tre radhë më poshtë thotë me zi pres të kaloj me ty prapë Ramës. Aman më jep ndonjë post o beu im. Brenda atyre dy paragrafëve ka një injorancë ulëritëse. Do gruan apo do shefin. Kjo është gjëja që kërcet.
Kur qenka shërbëtor kaq i zellë pse duhet ta hiqnin?
Po të shohësh trajektoren nga 2000 e më pas kë quanin kokëlesh aq më shumë e sposton. Në këtë sens, prandaj degradojnë intelektualisht bashkëpunëtorët, bëhen më budallenj dhe gjithmonë Rama është i detyruar t’i spastrojë dhe gjithmonë gjen një budalla që t’i shërbejë.
I gjendur përballë faktit se Rama, në protestat që janë bërë për të ndjerin Klodian Rasha i doli në mbrojte Ardi Veliut, Bushati u shpreh se: Rama i spastron rrugës, nuk i shet. As Tahirin nuk e ka sharë ndonjëherë, edhe kur ia kërkojnë parlamentarët në Gjermani që s’ke integrim pa Tahirin, Rama nuk e shet. Prandaj ikin me dorëheqje se po ikën me shkarkim ka një lloj tërheqje që ne diku kemi gabuar. Xhafaj iku me dorëheqje, Artan Didi me dorëheqje, vetëm Tahiri dhe Haki Çako nga e gjithë kupola e Policisë kanë ikur me shkarkim.
Top Channel