Adele në kopertinën e ‘US Vogue’/ Thyen heshtjen për të birin dhe divorcin nga Simon Konecki (fotot)

07/10/2021 21:12

Këngëtarja 33 vjeçare e hitit “Someone Like You” ka hyrë sot në histori duke u shfaqur në kopertinën të dy edicioneve, si atij amerikan dhe atij britanik të revistës Vogue.

Në intervistën e saj Adele ka folur për herë të parë për divorcin nga ish-bashkëshorti Simon Konecki si dhe për transformimin e saj impresionues të trupit.

Adele ka zbuluar se është e fiksuar tashmë pas stërvitjes dhe sesi është përfshirë në romancën e re me agjentin sportiv amerikan Rich Paul.

Në fotot ekstravagante të publikimit Adele shkëlqen me veshje provokuese të zeza, ndërsa në poza të tjera me një fustan të verdhë nga Vivienne Westwood.

Duke folur për humbjen e saj sensacionale në peshë për një periudhë dy-vjecare, ajo tregon: “Ishte prej ankthit që kisha. Duke u stërvitur nisa të ndjehem më mirë.”

“Nuk është asnjëherë vetëm për të humbur në peshë, për mua ishte për t’u bërë më e fortë dhe për t’i dhënë vetes kohë pa përdorur celularin. Tani stërvitem dy-tre herë në ditë”.

Adele tregon se bën ngritje peshash dhe ushtrime aerobie dy herë në ditë, ndërsa stërvitja shtohet “nëse ndjen ankth.”

Në intervistën e saj të parë prej vjetësh – Adele diskuton divorcin e saj nga 47 vjeçari Simon, duke thënë se ishte ajo që e kishte lënë, dhe se do të ndjehej e mjerë nëse nuk do t’i kishte dhënë përparësi vetes së saj.

Çifti njoftuan ndarjen e tyre në prill 2019, teksa pesë muaj më vonë Adele depozitoi kërkesën e divorcit.

Ajo tregon: “Kur unë isha 30 vjeçe e gjithë jeta ime dukej se po shembej, nuk pata asnjë paralajmërim. Nuk ishte më e drejtë për mua, martesa nuk ishte më për mua. Nuk doja të përfundoja siç kanë përfunduar shumë të tjerë”.

Ajo shton për periudhën pas divorcit: “Isha e turpëruar, nuk po arrija të bëja gjërat të funksiononin. Ne gratë jemi bërë për të vazhduar të tentojmë, si në filmat që kam parë që kur isha e vogël.”

Adele finalizoi divorcin e saj në mars të këtij viti, pas raportimeve se me anë të ndërmjetësave bëri ndarjen e pasurisë së saj prej 190 milionë dollarë me bashkëshortin.

Prej marsit të vitit 2020, Adele fitoi një urdhër të gjykatës së Los Angeles për të ruajtur private detajet e divorcit.

Në fotot e revistës këngëtarja duket në formë të shkëlqyeshme, fillimisht me një korse të zezë e më pas në një fustan të bolshëm të verdhë nga Vivienne Westwood.

Në intervistë ajo flet gjithashtu për herë të parë për të dashurin e ri Rich Paul.

“Mediat nuk e pëlqejnë kur unë dal me Rich, por ai nuk shqetësohet. Ai është me këmbë në tokë dhe i kujdesur. Është i mrekullueshëm, është zbavitës, është inteligjent”.

Rich e Adele konfirmuan romancën e tyre muajin e kaluar kur u panë së bashku në restorant, pasi kishin qenë më parë në një ndeshje basketbolli në Phoenix, Arizona.

Adele besohet se ka prezantuar të dashurin Rich, 39 vjeç, te djali i saj tetë-vjeçar Angelo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Simon.

Duke folur me Vogue për të birin, Adele tha se albumi i saj i ri ka shumë muzikë për të.

“Ndjeja se duhet t’i shpjegoja atij disa gjëra, me anë të muzikës, se përse ia prisha familjen duke ndjekur lumturinë time”.

“E kam mërzitur nganjëherë, dhe nuk e di nëse këtë plagë do ta shëroj ndonjëherë”.

Adele ka pranuar se ka pasur probleme për t’i shpjeguar të birin për ndarjen Simon dhe se ka kërkuar ndihmë nga psikologët.

Nje nga momentet me te veshtira me te birin ajo thote se ka qene kur Angelo e kishte pyetur: “Nuk e do me babain tim?”

FOTO GALERI
1/11
Adele diskuton divorcin e saj nga 47 vjeçari Simon, duke thënë se ishte ajo që e kishte lënë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA