Projekti për gazin në Kosovë/ Krasniqi: Kurti po tenton t’i ikën përgjegjësisë

05/10/2021 03:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për mos çuarjen përpara të projektit për gazin amerikan nga Qeveria Kurti.

Ai në intervistë në një media në Kosovë ka theksuar se mohimi i pretendimeve se gazi është refuzuar është tendencë e kryeministrit Kurti për t’iu ikur përgjegjësive.

”Një nga varësit e Kurtit tha “MCC” nuk është qeveria e Amerikës, nuk po e refuzojmë qeverinë, por po e refuzojmë MCC-n. Kjo është e njëjtë si më thonë USA-di nuk është qeveria e Amerikës, kur MCC është një agjencion qeveritar amerikan. Ne këtu po flasim për një projekt, i cili nuk është projekt për Kosovën, është projekt trans-kontinental që ka të bëjë më krijimin e infrastrukturës për përçimin e gazit në gjithë kontinentin evropian, sidomos në Evropën Lindore dhe Ballkanin dhe do të ishte e natyrshme që Kosova të kërkojë vetë të lidhet në këtë infrastrukturë për arsye praktike dhe arsye ekonomike, sepse kemi nevojë për diversifikim të burimeve që i përdorim për energji”, ka thënë Krasniqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA