Ministri Ulsi Manja merr vendimin, pezullon nga detyra dy specialist-psikolog pranë burgut të Reçit

05/10/2021 21:40

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë urdhër për pezullimin nga detyra të Arnaldo Hoxhës dhe Mario Laloshit.

Të dy ishin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër. Ministri Manja e firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre.

Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.

Mario Latoshi dhe Arnaldo Hoxha, me detyrë specialist-psikolog në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë denoncuar se kanë kërkuar para nga një i dënuar në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove.

Sipas bashkëshortes së të dënuarit, i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para nga dy specialistët-psikologë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA