Durrës/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me murin rrethues të një banese

05/10/2021 17:22

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur rreth orës 16:20 në Spitall, Durrës.

Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe  pasagjeri shtetasi E.Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel