Ndërprerja më shumë se 6 orëshe e shërbimeve të Facebook i ka kushtuar thuajse 7 miliardë dollarë gjigantit të rrjeteve sociale.

Përgjatë gjitha pasdites së të hënës, përdorues në mbarë botën e patën të pamundur qasjen në këtë platform dhe aplikacionet që janë në pronësi të kompanisë, WhatsApp, Messenger dhe Instagram.

Kjo ishte ndërprerja më e gjatë e regjistruar ndonjëherë sipas grupit të monitorimit të faqeve të uebit, Downdetector. “Facebook” u kërkoi ndjesë përdoruesve për ngërçin, që sipas Reuters mund të jetë shkaktuar nga një kombinim gabimesh të cilat e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm.

Ekspertë të sigurisë thonë se ky mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, por nuk përjashtojnë as mundësinë e një sabotimi. Gati 3 miliardë e njerëz e përdorin Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për të komunikuar e reklamuar. Ndërprerja nxori në pah faktin se sa shumë është e mbështetur bota tek Facebook dhe teknologjia e tij.

Top Channel