Rinor Braka nga Pisheporo e Fierit, prej 25 vitesh merret me rritjen dhe trajtimin e bletëve. Ai e trashëgon këtë pasion nga i ati dhe ka filluar në moshë fare të vogël të kujdeset për bletët.

Ky pasion i fëmijërisë së  tij, prej kohesh është kthyer në profesionin me të cilin ai siguron të ardhurat ekonomike për familjen.

Me gjithë përkushtimin që ai ka për trajtimin e bletëve, ka pasur raste që bletërritësi është dëmtuar nga keqbërësit. Sipas tij, forcimi i legjislacionit për ruajtjen e bletëve dhe eleminimi i konkurrencës së pandershme, do të ndihmonte në shtimin e numrit të koshereve dhe rritjen e prodhimit të mjaltit bio.

Profesionin e bletërritësit Rinori ua ka trashëguar edhe fëmijëve të tij, të cilët tashmë kontribuojnë në rritjen dhe trajtimin e bletëve.

 

Top Channel