Mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë të gatshëm të punojnë falas për të ndihmuar vendin të kapërcejë krizën e karburantit, tha për The Guardian ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko.

“Nëse qeveria juaj dëshiron, ne mund të ofrojmë kamionistë shumë të mirë, 5.000 mbase dhe që tani”, është shprehur ai. Ambasadori pretendon se shumë nga mbi 150,000 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend do të punonin pa pagesë nga mirënjohja për mikëpritësit britanikë.

Meqenëse një numër i konsiderueshëm besohet të jenë pa dokumente, është e pamundur të dihet se sa janë shoferët e kualifikuar për transportin e karburantit, shkruan the Guardian.

Por Por Qirko, i cili  sapo kishte kaluar një orë në radhë për benzinë ​​pa sukses, beson se shumë shoferë kamionësh mund të japin ndihmesën e tyre.

Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse i kanë ato jam i sigurt që të gjithë këtu do të thonë ‘unë mund të ndihmoj’, është shprehur ai. Ambasadori përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 dhe tha se “ Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë.

Britanikët u përfshinë nga një panik i blerjes së shpejte, për shkak të informacioneve për mungesën e shoferëve të cisternave që furnizojnë pikat e karburanteve, e kjo bëri që shumë prej tyre të mbeten pa furnizim. Për të zgjidhur këtë ngërç, qeveria britanike u detyrua të angazhonte deri edhe ushtrinë .

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA