Tre rrjetet sociale më të mëdha të komunikimit, Facebook, Whatsapp dhe Instagram kanë dalë jashtë funksionit prej më shumë se 3 orësh.
Rreth 3 miliardë përdorues aktivë po ankohen për bllokimin e komunikimit pasi përdorin rrjetet sociale për të shkëmbyer mesazhe nga më të ndryshmet me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Tëitter vazhdon punën dhe nuk ka asnjë problem.
Përdoruesit e kanë shfrytëzuar duke përdorur imazhin e kreut të Facebook, Mark Zuckerberg, të shoqëruar me thënie apo me imazhe të tjera për ta kthyer në “meme”.
Në një fotografi që po bën xhiron e rrjetit, Zuckerberg shfaqet si elektricist, ndërsa në një tjetër i duken vetëm këmbët sepse është i rrethuar nga telat.
Sipas faqes së njohur DoënDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 dhe po ndikojnë tek të gjithë përdoruesit globalisht. Të treja kompanitë zotërohen nga Facebook dhe veprojnë mbi të njëjtën platformë. Përdoruesit e rrjeteve sociale që donin të aksesoheshin në to kanë marrë mesazhin: “Diçka shkoi keq. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”
Andy Stone një zëdhënës i Facebook, në një status në Tëitter e ka pranuar problemin dhe është shprehur se është duke u punuar për t’i rikthyer rrjetet sërish.
Faqja zyrtare e Instagramit dhe e ËhatsApp-it gjithashtu kanë reaguar në Tëitter duke i bërë thirrjeve përdoruesve të bëjnë durim.
Kompania është shpesh e fshehtë për shkaqet problemeve të kësaj natyre dhe nuk ka tendencë t’i shpjegojë ato edhe pasi janë rregulluar. Në vitin 2019, për shembull, Facebook pësoi një nga rëniet më të mëdha të sistemit në vite dhe më pas u justifikua duke thënë se kishte “shkaktuar një problem” gjatë “operacioneve të mirëmbajtjes rutinë”.
Në një transkript të rrjedhur të botuar në The Verge në 2019, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg vëren se ndërprerje të tilla janë një “punë e madhe”. Çdo problem shpesh mund t’i bëjë njerëzit të fillojnë të përdorin konkurrentët në vend të kësaj, dhe vuri në dukje se mund të duhen “muaj” për të fituar besimin dhe për t’i kthyer njerëzit në platformat e Facebook – nëse ata kthehen fare.
Top Channel