Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 14°C në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 27°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 09°C në 23°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.
Top Channel