Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë territorin. Reshje lokale priten në zonat jugore dhe juglindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 15°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 26°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por priten dhe intervale me reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06°C në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 20°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA