Jeta e trishtë e shimpanzesë së Michael Jackson që tentoi vetëvrasjen nga abuzimet (fotot)

01/10/2021 16:55

Bubbles, shimpanzeja dikur i famshëm i këngëtarit Michael Jackson tashmë kalon kohën e tij në një strehë kafshësh të moshuara, pasi kishte tentuar të vriste veten mes pretendimeve për abuzime nga jeta me ish-Mbretin e Popit.

Por sot megjithse nuk ka famën e dikurshme të jetesës me Jackson, Bubbles duket se kalon ditë të qeta në qendrën e strehimit të majmunëve në Florida, madje aty-këtu provon dorën e tij dhe në pikturë.

Tashmë 38 vjeçar, që është mosha e mesme për shimpanzetë, Bubbles jeton në shtëpinë e kujdesit ku mbahen shimpanze dhe urangutangë që dikur kanë qenë të famshëm.

Sot Bubbles shpeshherë kthen kurrizin kur shikon kamerat, megjithse dikur ishte një nga majmunët më të fotografuar të botës.

Ai ishte adoptuar kur ishte bebe nga këngëtari, i cili thoshte se e konsideronte si fëmijën e tij.

Jackson, i cili vdiq në 2009 nga një mbidozë drogash e mjekimesh, e merrte kudo majmunin e tij, në turne muzikore, hotele e darka.

Shimpanzeja ia kthente respektin duke imituar ikonën e muzikës me veshjet e tij apo dhe duke bërë lëvizjet e tij të njohura siç ishte kërcimi i famshëm i “ecjes në hënë”.

Por ka gjithashtu pretendime për një anë të errët të marrëdhënies së tyre, në dukje “të shkëlqyeshme”.

Primatologia Jane Goodall, që po kujdeset për Bubble thotë se ai është rrahur dhe abuzuar gjatë jetesës me Jackson.

Ajo shton se Jackson gjithmonë tërbohej kur pyetej nga gazetarët mbi akuzat e abuzimit të  majmunit.

Goodall thotë: “Bubbles është ende gjallë dhe është shumë mirë. Por kur ka qenë me Michael ai është rrahur.”

Megjithse Jane nuk cilëson Jackson si abuzuesi i Bubbles, bashkëshorti i motrës së Jackson,  LaToya ka thënë se këngëtari e sulmonte kafshën e pambrojtur.

Familja Jackson mohon se Michael abuzonte Bubbles.

Por në një dokumentar të vitit 2003, Jackson i tha gazetarit Martin Bashir se Bubbles ishte bërë shumë argumentues dhe duket të largohej.

Në të njëjtin vit shimpanzeja raportohet se kishte tentuar vetëvrasje, afër kohës kur Michael u akuzua me abuzime të fëmijëve.

Prej vitit 2005 majmuni ndodhet në qendrën e kujdesit, ku raportohet se dëgjon muzikë flauti, luan me majmunët e tjerë madje dhe tenton dorën e tij në pikturë.

Kujdestarët thonë se e jep tabllonë ose pëlhurën e tij vetëm kur e ka mbaruar pikturën. Në vitin 2017 një nga punimet e tij “abstrakte” u shit për shumën $4,000.

FOTO GALERI
5/9
Majmuni ndodhet në qendrën e kujdesit, ku raportohet se dëgjon muzikë flauti, luan me majmunët e tjerë madje dhe tenton dorën e tij në pikturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA