Delegacioni i eurodeputetëve viziton shtetet e Ballkanit Perëndimor/ Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike 18/02 18:24
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ismet Beqiri inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e hapësirave publike në qytetin e Ballshit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se puna për transformimin e Ballshit po ecën me ritme të shpejta.
Gjithashtu Balla në shënimin e tij deklaron se në mandatin e ri që sapo ka nisur do të rritet edhe më shumë vëmëndja e qeverisë për Mallakastrën.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Ballsh. Transformimi i qytetit Ballsh po ecën me ritmet e duhura. Do të rrisim edhe më shumë vëmendjen e Qeverisë për Mallakastrën në mandatin tonë të ri.
Top Channel