Në muajin gusht, një model i tankut kinez 99 A, kryesori që Pekini ka në fushëbeteje, u pikas në SHBA.
Një muaj më vonë, një tank që i ngjasonte M1A2 Abrams-it amerikan, u shfaq në Kinë. Ekspertët thonë se me shumë gjasë, të dy ata janë pajisje trajnuese dhe qëllimi i përdorimit është që ushtritë amerikane dhe kineze ta familjarizohen me armët e njëri-tjetrit. Sipas tyre, kjo është dëshmi e faktit që dy vendet po përgatiten të përballen me kundërshtarët e tyre më të fuqishëm.
Pekini së fundi, i bëri një ekspoze tejet ekstravagante teknologjisë së vet ushtarake në shown më të madh ajror këtë javë, ku shpërfaqi ambiciet e tij në rritje për eksplorimin e hapësirës, por edhe ato luftarake. Vëzhguesit e huaj e ndoqën më vëmendje të shtuar eventin në qytetin e Zhuhait, ku u prezantua droni mjaft i avansuar WZ-7 Xianglong, e që ngjan me RQ-4 Global Hawk-un amerikan.
Kina ka punuar shumë për të përmirësuar performancen e motorëve ushtarake të prodhuar në vend, të cilave u mungon teknologjia perëndimore. Në shown ajror, për të parën herë fluturuan avionë luftarakë kineze J-20 me motor kinez, dhe jo rus siç ndodhte zakonisht.
Top Channel