Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj i është përgjigur pyetjes për kontrollet që kryhen në biznese për evazionin fiskal duke thënë se nuk rezulton në shifra dukuria e mungesës së faturave apo kuponëve tatimorë.
Sipas saj, mund të jetë perceptim apo opinion, por shifrat tregojnë të kundërtën dhe theksoi se Administrata Tatimore po vijon punën në terren për fiskalimin.
Ibrahimaj: Sa i përket evazionit fiskal, qeveria mori një nisëm për anulimin e gjobave të lidhur me fiskalizmin. Që kur u mor ky vendim, gjobat që janë anuluar janë të lidhura me fiskalizimin. Bizneset janë të detyruar të dorëzojnë faturë. Dukuria që thoni nuk më rezulton. Administrata Tatimore po bën një fushatë në terren për fiskalizmin dhe të ardhurat nuk e tregojnë këtë tendencë të mos lëshimit të faturave. Mund të jetë perceptim apo opinion nga një kategori, por në shifra nuk rezulton. Do të ketë kontroll më të mirë të transaksioneve nga biznesi i madh në të voglin.
Top Channel