Bija bukuroshe e “James Bond” nuk trashëgon asnjë dollar nga Daniel Craig, megjithse pëlqen jetën e luksit (fotot)

29/09/2021 15:25

Bija ekstravagante e Daniel Craig, Ella Loudon bëri mbrëmë një paraqitje të rrallë publike në premierën e filmit të fundit Bond, ‘No Time To Die’.

Por megjithse babai i saj është një nga burrat më të famshëm në botë, 29 vjeçarja nuk pëlqen ndriçimin e mediave.

Daniel është babai i Ella nga ish-gruaja Fiona Loudon, me të cilën u divorcua në 1994 pas dy vjet martese.

Craig ka gjithashtu një bijë tjetër emri i të cilës nuk është bërë publik me gruan e tij të 10 vjetëve 10 Rachel Weisz, 51 vjeçe. Kjo e fundit ka edhe një djalë Henry Aronofsky, me ish-të fejuarin Darren Aronofsky.

Tashmë Ella është duke ndjekur hapat e babait të saj duke aktruar në disa filma dhe produksione teatrale me grupin Shakespeare & Company.

Ajo dukej mjaft elegante në premierë me një fustan të zi dhe bluzë ngjyrë qumështi, teksa pozonte me babanë e saj në tapetin e kuq.

Njerka e saj Rachel nuk erdhi në premierën e shkëlqyeshme në Londër pasi sipas raportimeve është duke xhiruar në New York serialin e Amazon Prime “Dead Ringers”.

Por ndryshe nga fëmijët e tjere te aktorëve të famshem, Ella nuk do të marrë një trashëgimi të madhe nga babai, pasi Craig ka pranuar më parë se “më mirë të eliminojë të gjitha paratë e tij” sesa t’ua lërë fëmijëve. Kjo pasi sipas tij, koncepti i trashëgimisë është “i pakëndshëm”.

Ella, e cila është mjaft fotozhenike, mban në dijeni rregullisht fansat e shumtë për stilin e saj ekskluziv të jetesës me foto nga vendndodhjet e ndryshme në rrjetin Instagram.

FOTO GALERI
3/9
Bija e James Bond ka studiuar aktrim ne New York

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA