Mbledhja e Komisionit të Ligjeve/ Anëtarët demokratë mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit (FOTO)
28/09/2021 10:39
Ditën e sotme do të mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike dhe do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e komisioneve në kryesinë e Kuvendit.
Në fotografi duket se anëtarët demokratë, ashtu sic kishin paralajmëruar, mbërritën në ambientet e kryesisë së Kuvendit për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Rendi i ditës parashikon:
-Konstituimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
-Miratimi i programit të punës së komisionit (për periudhën 27 shtator – 05 nëntor 2021).
-Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit (për periudhën 27 shtator – 15 tetor 2021).
Top Channel