Rihanna del me bluzën me slogan politik e xhinse të gjera, drejt studios muzikore në New York (fotot)

27/09/2021 19:13

Pas sipërmarrjeve me modën e stilin, 33 vjeçarja Rihanna, i rikthehej dje rrënjëve të saj muzikore në New York City teksa shkonte për të regjistruar albumin e shumëpritur, të nëntin në karrierë.

E shpallura së fundmi “ miliardere” tërhoqi vëmendje me bluzën e saj të bardhë ku shkruhej slogani ‘Mendo … sa është ende e ligjshme’, të cilën e shoqëronte me xhinse të gjera dhe çizme në ngjyrë metalike.

Slogani në bluzë tërhoqi kritika nga mediat teksa sugjeronte se edhe mendimi i lirë do të censurohet apo është censuruar tashmë nga qeveritë dhe drejtuesit e stabilimentit.

Rihanna mbante si aksesorë një çantë të vogël të bardhë, kapele të kuqe dhe syze dielli mbi të.

Rihanna ishte në faqet e mediave kësaj jave për shfaqjen e veshjeve dhe parfumeve Savage X Fenty Show.

Në eventin e të enjtes në Los Angeles ishin prezentë emra si Cindy Crawford, Irina Shayk, Gigi Hadid, Lourdes Leon, Emily Ratjkowski, Nas, Ricky Martin e Normani.

Rihanna ka nisur punën për albumin e saj të nëntë pas një pushimi të gjatë sa i përket muzikës. Në një intervistë për rrjetin  AP ajo tha se albumi i ri është një muzikë krejt ndryshe nga prodhimet e mëparshme.

“Nuk do të dëgjoni gjëra që jeni mësuar të dëgjoni nga mua. Sado që te njihni, Rihanna-n, nuk do të dëgjoni më atë që jeni mesuar te dëgjoni”.

“Jam duke eksperimentuar, muzika është si moda, të gjithë duhet të mund të veshin atë që dëshirojnë, prandaj do të jetë krejt ndryshe”, tha ajo.

Rihanna u shpall muajin e kaluar miliardere nga revista Forbes.

“Është e frikshme, sepse unë dua të ndjej këmbët e mia në tokë, nuk dua të jem ikonë. Dua të ndaj me të tjerë frymëzimin tim”.

Revista tha se $1.4 miliardë nga paratë e Rihanna vijnë nga aksionet në kompaninë Fenty Beauty, që ajo ka nisur prej shtatorit 2017.

Një pjesë më e vogël e fitimeve të saj vijnë nga linja e të brendshmeve  Savage X Fenty, që këngëtarja nisi në 2018.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA