Ajo është prej modeleve më të ndjekura e më të përfolura. Është fjala për Kylie Jenner, e cila numëron plot 270 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”.

Në një prej promove më të fundit ajo dhe vajza e saj Stormi kanë qenë muza e stilistit shqiptar Valdrin Sahiti. Kujtojme se Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë! 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott.

Këtë lajm të bukur e ka bërë të ditur vetë Kylie përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku kishte mbledhur momentet më të bukura teksa u dhuronte emocionet më të bukura njerëzve të saj të zemrës.

Një vëmendje të madhe mori dhe reagimi i vajzës së saj 3-vjeçare, e cila duket mjaft e lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel