Jennifer Lopez është në qytetin e saj të lindjes, New York, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë shëtitjes.
52-vjeçarja, dukej gati për vjeshtë teksa shëtiste nëpër qytetin amerikan me një pallto ngjyrë kafe.
Artistja me famë botërore do të performojë në Global Citizen Live.
Duke shtuar pamjen e saj sezonale, ylli i muzikës u pa me çizme Timberland dhe pantallona të zeza.
Ajo kompletoi pamjen vjeshtore me një pellush që kishte dy xhepa të mëdhenj të përparmë me printime kafshësh.
Nëna e binjakëve kishte kombinuar veshjen me një palë syze dielli të mëdha që kishin lente me ngjyrë të zezë dhe një palë vathë të mëdhenj.
Lopez u pa duke dalë nga një makinë luksoze e zezë para se të hynte në një studio provash.
Këngëtarja dhe aktorja është nënë e dy fëmijëve nga martesa me Marc Anthony dhe ajo aktualisht ka takuar familjen e saj me atë të partnerit aktual, Ben Affleck.
Top Channel