Pastori i paturp thotë se Jezusi nuk kthehet sepse njerëzit ‘nuk po japin mjaftueshëm donacione’ (fotot)

25/09/2021 16:49

Një pastor i djathtë në SHBA ka thënë së fundmi se Jezusi nuk po kthehet në tokë pasi njerëzit nuk japin donacione të mjaftueshme nëpër kisha.

“Unë sinqerisht e besoj këtë”, tha pastori televiziv Jesse Duplantis, teksa pretendimi mjaft i dyshueshëm u bë gjatë një maratone katër-orëshe televizive kristiane të quajtur Victorython.

Mes të tjerash evangjelisti shtonte: “Arsyeja përse Jezusi nuk po vjen është sepse njerëzit nuk po japin ashtu siç i ka mësuar Zoti të japin, vetëm kur ju ta kuptoni këtë atëherë koha mund të përshpejtohet”.

Më tej në program Duplantis i tha besimtarëve se të gjithë ata që telefonojnë dhe bëjnë donacionin “do të përshpejtojnë kthimin e Tij”.

“Kam kuptuar se nuk nxis dot emocionalisht njerëzit të japin. Prandaj do ta bëj sipas fjalës së Zotit. Çfarë është duke ju thënë Zoti?”

“Unë jam plotësisht i bindur se nëse njerëzit telefonojnë këtë numër dhe sjellin fitoren në të gjithë botën, me të gjitha zërat, atëherë Zoti i Lartë do të thotë ‘Jesus, shko te ata.’”

“Kjo sepse ai dëshiron të na shohë po aq sa duam edhe ne ta shohim … e vetmja gjë që na ndan është vetëm fakti se njerëzit nuk po bëjnë sa duhet nga ana financiare … sepse jetojmë në një botë ekonomike … kjo është ajo që Zoti ju kërkon të bëni”.

Por kërkesat e ashpra të priftit tërhoqën vëmendje dhe u shfaqën në një rrjetin e monitorimit të politikave radikale të djathta ‘Right Wing Watch’.

Prej atëherë prifti Duplantis është quajtur “artist mashtrimi” nga mjaft rrjete sociale.

FOTO GALERI
1/5
Një pastor në SHBA ka thënë se Jezusi nuk po kthehet në tokë pasi njerëzit nuk japin donacione të mjaftueshme nëpër kisha.

Top Channel