Modelja dëmshpërblehet €250 000, prerja e keqe e flokëve e la pa punë e në depresion

25/09/2021 15:46

Një modele profesionale për flokët, ka fituar 200,000 paundë dëmshpërblim kur një prerje e papërgjegjshme e flokëve në floktore e la pa punë e në depresion emocional.

42 vjecarja Aashna Roy, e cila ka punuar për kompani si Pantene, kishte më parë flokë të gjatë por në prerjen e fundit ajo ishte lënë me flokë të shkurtra të padëshiruara dhe me djegie në lëkurën e kokës.

Në vitin 2018, ajo kishte shkuar në prej salloneve më të mira në Delhi, Indi dhe i kishte kërkuar stafit të sallonit brenda hotelit Maurya Sheraton, të shkurtonin flokët e saj 7 cm me modelin e ballukeve në fytyrë.

Gjatë prerjes së flokëve asaj iu kërkua të hiqte syzet e saj zmadhuese, por kur i vuri përsëri gruaja pa se flokët ishin shkurtuar më shumë nga sa priste.

Ajo u ankua te menaxheri i sallonit dhe çështja shkoi deri te drejtuesi i hotelit, kur gruas iu ofruan zgjatje artificiale falas e flokëve dhe trajtime të tjera kompensuese.

Pas marrjes së trajtimit të ofruar, gruaja pa se amoniaku i tepërt i përdorur në flokët e saj i kishte shkaktuar të djegura në lëkurën e kokës.

Roy tha se përveç zemërimit dhe traumës që shkaktuar nga incidenti, stafi i hotelit ishin treguar “abuzivë, të pasjellshëm dhe hakmarrës”.

Modelja dërgoi ankesën e saj në Komisionit e të Drejtave të Klientëve ku iu ofrua kompensimi për telashet dhe rrezikimin e karrierës.

Në seancën gjyqësore u tha se ajo ishte aq e turpëruar sa nuk shikohej më në pasqyrë, i shmangej miqve dhe humbi vendin e punës.

Prerja e keqe e flokëve bëri që Roy të pësonte “traumë të rëndë mendore”, të humbte të ardhurat dhe të hiqte dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë top-modele.

Komisioni i dha dëmshpërblim 20 milionë rupee (rreth €250 000) për dëmin emocional dhe profesional.

Në gjykatë u tha se Roy punonte si modele për produkte flokësh dhe për klinika estetike, prej flokëve të saj të gjatë.

Në shume raste janë raportuar në rrjetet sociale prerje katastrofike flokësh, që kanë shkaktuar konflikte te ashpra mes stilistëve dhe klientëve.

FOTO GALERI
2/4
42 vjecarja Aashna Roy, kishte punuar si modele profesionale për flokët (foto ilustruese)

Top Channel