Ish-burri i J-Lo, Marc Anthony prezanton të dashurën e re në çmimet muzikore (fotot)

25/09/2021 16:28

Mjeshtri i kërcimit ‘salsa’ Marc Anthony ka surprizuar publikuar publikun duke prezantuar të dashurën e tij të re në çmimet e Muzikës Latine Billboard 2021, dje në Florida.

53 vjeçari i lindur në Harlem, erdhi në ceremoni i shoqeruar nga gruaja e mistershme, e emëruar më pas si Madu Nicola, e cila mburret me 19000 ndjekësa në rrjetet sociale.

Marc (i lindur me emrin Marco Muñiz) nuk mbante dot duart larg të dashurës së tij të re, teksa pozonin në tapetin e kuq.

Anthony dukej i emocionuar të tregonte për herë të parë Madu për publikun.

Anthony ishte nominuar për këngën më të mirë “tropikale” dhe artistin më të mirë tropikal të vitit, por humbi në të dyja rastet ndaj këngëtarit Prince Royce.

Tre herë fituesi i çmimit Grammy finalizoi divorcin e tij të tretë nga modelja Shannon De Lima në 2017 pas dy vitesh martesë.

Marc ka qenë i martuar për shtatë vjet me Jennifer Lopez deri në 2014 dhe së bashku prindërojnë dy binjakët 13-vjecarë Emme e Maximilian.

FOTO GALERI
1/7
Mjeshtri i kërcimit ‘salsa’ Marc Anthony ka surprizuar publikuar publikun duke prezantuar të dashurën e tij të re

Top Channel