Flota e apokalipsit të filmit legjendar “Road Fury” del në shitje në Australi (fotot)

25/09/2021 19:43

Një flote me makineritë e frikshme të luftës nga filmi legjendar ‘Mad Max Fury Road’ po presin për pronarin e ri në një magazinë në Sydney teksa 13 prej tyre kanë dalë në shitje.

Mes objekteve janë karroca ‘Gigahorse’, e krijuar nga bashkimi i dy Cadillac-ëve të ngritur në rrota gjigande, që drejtohej nga antagonisti kryesor i filmit.

Ndërsa pranë saj qëndron makineria e luftës së shkretëtirës Razor Cola, me kafkën karakteristike të ngritur mbi motor.

Filmi i famshëm i aksionit i vitit 2012 përmendet shpesh në temat e aktuale të shterimit të burimeve të tokës deri ne arritjen e një lufte e apokalipsi, të ngjashëm me narrativën e tij.

Ofertat e koleksionit mbyllen të dielën dhe pronarët e mjeteve raportohet se i shesin të 13 pjesët së bashku, për të ruajtur historinë e simbolikën e tyre.

 

FOTO GALERI
1/12
Një flote me makineritë e frikshme të luftës nga filmi legjendar 'Mad Max Fury Road' kanë dalë në shitje ne Australi

Top Channel