Zjarri në pyllin me pisha në Fier po përhapet me shpejtësi, flakët rrezikojnë antenat e televizioneve e kompanive celulare

24/09/2021 14:00

Megjithë përpjekjet e punonjësve zjarrfikës, zjarri i ndihmuar edhe nga era vazhdon te përhapet me shpejtësi në fshatin Peshtan të Fierit.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikëset e Fierit, Albpetrolit dhe Roskovecit. Zjarri vazhdon të përparoje në pyllin me pisha duke iu afruar edhe më shumë antenave të kompanive celulare dhe transmetuesve televizivë, në kodrën e Likovunit.

Flakët kanë nisur nga pjesa e mbjellë me ullishte dhe më pas janë përhapur në pyllin me pisha.

Terrenit i thepisur dhe era, e vështirëson edhe më shumë shuarjen e zjarrit.

Top Channel