‘Njëri në plazh, tjetri me raki në dorë’/ Debate në Konferencën e Kryetarëve. PS kërkon që mbledhjet e komisioneve të jenë online, PD kundër

23/09/2021 10:51

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve ka patur mosdakordësi dhe debat të gjatë për mënyrën e mbledhjes së komisioneve. PD kërkoi dhënien fund të rutinës së mbledhjeve online.

Kreu i grupit parlamentar te PD Alfred Rushaj ka deklaruar se kjo është kundër rregullores dhe synon të eliminojë parlamentarizmin. Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mblidhen online, çka përjashton situatën aktuale.

Rushaj sqaroi se vendimi është kundër Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Ai tha se vendimi duhet të shfuqizohet, pasi synon të asgjesojë parlamentarizmin. Rregullorja përcakton rastet kur komisionet mund të nblidhen në distancë, çka e përjashton situatën aktuale. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, iu referua nenit a/5^ se kufizimet vendosen në rast të masave të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së luftës. Nënkryetarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Joroda Tabaku, thanë se vendimi nuk i shërben interesit publik. Diskutimet dhe vendimet që merren në të shumtën e rasteve nuk dëgjohen, pasi deputetët janë në makina, lokale, por jo në krye të detyrës. PD propozoi që deputetët të vaksinohen dhe gjendja t’i kthehet normalitetit, si dhe komisionet të zhvillohen në orare të ndryshme për të patur më shumë hapësirë.ve

Alfred Rushaj tha në parlament se: Meqenëse diskutuam për përbërjen e komisioneve do të doja të sillja në vëmendje deputetëve që në konferencë kryetarësh u mor një vendim antikushtetues në lidhje me punën e komisioneve. Në mënyrë të jashtëligjshme në përputhje të Kushtetutës së Shqipërisë, u mor një vendim në gjykimin tonë i pavlefshëm që kufizon punën e që komisionet parlamentare të bëhen online. Rregullorja e thotë qartë se ku janë rastet kur veprimtarit e komisioneve të zhvillohen online. Janë rastet kur vendi ndodhet në gjendje lufte, të fatkeqësisë natyrore dhe masave të jashtëzakonshme. Në këto raste parashikohen kufizime. Ne, sot, nuk jemi në asnjë nga këto gjendje formale juridike për të cunguar punën e komisioneve parlamentare. E vetmja arsye se po bëhen këto janë për të eliminuar parlamentarizmin. Ne nuk e pranojmë. Kërkojmë që ai vendim i paligjshëm që u mor në konferencën e kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vazhdohet në përputhje me rregulloren dhe kushtetutën.

Alibeaj tha në parlament se: Njëri në plazh, tjetri në kafe, tjetri me gotën e rakisë në dorë, dhe nuk merrej vesh ca po diskutonin e votonin. Ka pasur një gjendje të fatkeqësisë natyrore, por ama nuk është më. A ka thënë qeveria që po përballohet me sukses pandemia, atëherë pse duhet të vazhdojmë online.

 

Top Channel