Mësuesit kërkojnë pagesë shtesë, janë të paqartë nëse do të paguhen për orët tepër

23/09/2021 16:00

Përsëritja për nxënësit që nuk kanë ndjekur mësimin ‘online’ vjet apo kanë mangësi për shkak të mësimdhënies në kushtet e pandemisë përfundon në datë 24 shtator.

Mësuesit e kishin të detyrueshme fillimin e punës në 1 shtator, ndryshe nga nxënësit që pjesëmarrjen e kishin me dëshirë. Teksa ministrja e Arsimit njoftoi se mësuesit që do të zhvillojnë temat e përsëritjes gjatë kësaj periudhe do të paguhen me orë shtesë, arsimtarët shprehen të paqartë se si do të paguhen, teksa ky proces është drejt fundit.

Mësuesit nuk do të paguhen njësoj. Në një intervistë për Top Channel, përgjegjësi i statistikës pranë drejtorisë së përgjithshme arsimore parauniversitare sqaron mënyrën e llogaritjes së orëve suplementare:

Drejtori i shkollës në bashkëpunim me drejtorin e zyrës vendore arsimore do të shikojnë se sa orë mësimi ka zhvilluar secili mësues dhe me sa nxënës në klasë e në varësi të saj do të llogaritet”.

Top Channel