“Më efektive puna me 12 komisione”,Balla: Ndryshime në rregulloren e Kuvendit, do diskutojmë me opozitën

23/09/2021 11:40

Drejtuesi i qarkut të Fierit, Taulant Balla tha se pas shumë debateve në kuvend do të ulen në tryezë me opozitën, pasi do të kryhen disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Ai u shpreh se propozon rritjen e numrit të komisioneve, duke e cuar në 12 nga 8 që është aktualisht, pasi sipas deputetit, është më efektive me më pak anëtarë.

“PD duhet të bindet që të ecë përpara drejtësia. Duhet të burojë nga nevoja e një ndryshimi kursi, jo si pjesë e një pazari më jep të të jap. Ajo që Rama tha në seancën e fundit, po e ripërsëris, dora jonë do të jetë e shtrirë për opozitën. Le të ulemi, kemi rënë dakord që të fillojmë punën për disa ndryshime në rregulloren e kuvendit. 8 komisione janë shumë pak për të kryer një punë efektive, unë mendoj të shkojmë në 12 komisione, jo vetëm që do ulte numrin e anëtarëve të komisioneve, por do ishte më efektive. Komisioni i ligjeve do jetë me 26 anëtarë të përhershëm, ndërsa diskutimi për komisionet do të vijojë”, tha Balla.

Top Channel