Një gjuetar amator thesaresh me një detektor metalesh ka zbuluar një thesar të mahnitshëm florinjsh, të groposur nga një prijës i lartë e Epokës së Hekurit, në Danimarkën e sotme.
Thesari përmbante bizhuteri luksoze, monedha romake dhe një ornament me zota të popujve Norsë.
Zbuluesi Ole Ginnerup Schytz, gjeti thesarin e Epokës së Hekurit në tokën e një ish-shoku të tij të klasës, në qytezën e Vindelev.
Pas disa orë kërkimi me detektorin e metaleve që kishte blerë së fundmi Schytz dëgjoi sinjalin që do të nxirrte një prej thesareve “më të madh e më të bukur në historinë daneze”, thonin përfaqësuesit e muzeumit danez të historisë në Vejle.
Pasuritë 1,500-vjeçare ishin të punuara në rreth 1 kilogram ar, me monedha e medaljone karakteristike të njohura në vend si’brakteate’.
Gërmimet e mëtejshme të muzeumit zbuluan se florinjtë ishin fshehur në një shtëpi të rangut të lartë, çka tregon se në Epokën e Hekurit, Vindelev ishte një fshat i fuqishëm.
Arkeologët thanë se me shumë gjasa thesari ishte varrosur nga një person me status të lartë. “Vetëm një person që ishte maja e shoqërisë së atëhershme mund të kishte mbledhur një thesar të tillë”, tha Mads Ravn, kreu i kërkimit në Muzeumet e Vejle.
Qyteza e Vindelev është rreth 8 kilometra larg Jelling, pika e njohur kulturore ku monarkët e parë të Danimarkës sundonin vendin në shekullin e 10-të.
Disa nga veprat artistike të florinjta kishin motive të sunduesve të atëhershëm dhe të tjera merrnin nga mitologjia Norse.
Veprat e epokës romake përfshinin dhe një monedhë të rëndë ku përshkruhet Konstandini i Madh (viti 272-337), perandori i parë romak që u konvertua në Kristianizëm.
Studiuesit thanë se prijësi mund të ketë fshehur floririn e tij në kohën e shpërthimit vullkanik të vitit 536 që tronditi Evropën me re gjigante sulfati dhe hiri, që bllokuan dritën e diellit dhe ulën temperaturat në hemisferën veriore.
Në vitet pas shperthimit shumë njerëz në Skandinavi varrosën pasuritë e tyre për t’i mbrojtur nga armiqtë, ose për të kënaqur Zotat, shkruan Muzumi i Vejle. Dhe në fakt më shumë se 40 kg flori është gjetur në Danimarkë, i varrosur gjatë Epokës së Hekurit.
Thesari i Vindelev do të nxirret në shfaqje në ekspozitën ‘Vikinge’ të Mueumeve Vejle, në sektorin e Aleancave Lindore dhe mbretëritë e hershme daneze që sollën lindjen e dinastise Jelling./ livescience.com/
Top Channel