Edona Bilali është koordinatorja e re e Partisë Socialiste në Shkodër.

Ajo u prezantua sot nga vetë sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Ai mbërri në Shkodër herët në mëngjes dhe mblodhi strukturat e partisë së qytetit verilindor.

Në një deklaratë për mediet, Gjiknuri u shpreh i bindur se Bilali do të harmonizojë interesat dhe promovojë vlerat shkodrane.

Sot patëm mbledhje me të gjitha strukturat drejtuese të PS në qarkun Shkodër. Prezantuam shoqen tonë Edona, e cila jam i bindur se pavarësisht se është e re me shkathtësinë dhe eksperiencën që ka pasur në fushatë do dijë të harmonizojë interesat dhe promovojë vlerat shkodrane. PS është në një tur jo vetëm për prezantimin e drejtuesve të ri, por ka hyrë në një proces analize elektorale që do t’i shërbejë partisë”, tha Gjiknuri.

Edona Bilali u zgjodh deputete e së majtës në Shkodër, në zgjedhjet parlamentare të 25 prilli. Pas numërimit të votave, ajo u shpreh se do të bëjë maksimumin për Shkodrën.
Jam tepër e kënaqur, qeverisja e PS do të bëjë maksimumin, vëmendja ime dhe e PS është e përqendruar njësoj si të kishin nxjerrë më shumë. Mendoj që Shkodra ka bërë diferencën dhe u jam mirënjohëse qytetarëve. Shkodra ka bërë diferencën, çdo gjë po shkon qetë nuk kemi asnjë incident, shpresoj që këtë qetësi ta ruajmë deri në fund”, tha Bilali për Top Channel.

Edona Bilali është sipërmarrëse, ndërsa prej vitesh ka dhënë mësim në fakultetet e ekonomisë në Shkodër dhe Tiranë

FOTO GALERI
6/8
Edona Bilali ishte vendi i parë në listën e PS Shkodër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA