Çifti në marrëdhenie intime brenda Toyota Yaris, rrokullisen poshtë kodrës kur ulin padashje frenën e dorës (fotot)

23/09/2021 15:51

Një dyshe e dashuruar që kishin gjetur intimitetin brenda makinës së tyre të parkuar, u shpëtuan më pas nga zjarrfikësat kur makina e tyre u rrokullis disa metra poshtë rrëpirës, gjatë tronditjeve të pasionit.

Çifti në aktivitet intensiv dashurie duket se kishin ulur padashje frenën e dorës, duke bërë që makina të merrte poshtë kodrës duke u rrokullisur disa herë.

Policia britanike e Derbyshire kishte shpërndarë foto të makinës së rrëzuar të çiftit që kishte shpëtuar për mrekulli

Në një prej fotove shihet makina e tyre e rrëzuar në anë në një rrugë të veçuar rurale, larg syve grabitqarë.

Policia shkruante: “Në një vendndodhje në Derbyshire çifti brenda makinës së parkuar Yaris po punonin për forcimin e marrëdhënies së tyre. Por duke e bërë këtë ata kishin ulur padashje frenën e dorës dhe makina u rrokullis në kodër, fatmirësisht pa të plagosur rëndë”

Audienca e shqetësuar në mediat sociale komentonte: “Ju lutem ruani sigurinë gjatë seksit dhe mbani frenën e dorës ngritur.”

Një tjetër shkruante: “Kushdo polic që përdori frazën ‘po forconin marrëdhënien e tyre’, i lumtë!”

Një tjetër person tha: “Kur unë sugjerova ‘një tjetër pozicion’, nuk e kisha fjalën për këtë.” /TheSun/ Përgatiti: Andi Lamko/

FOTO GALERI
1/3
Çifti në aktivitet intensiv dashurie duket se kishin ulur padashje frenën e dorës

Top Channel