Pas urdhrit të SPAK për të kontrolluar shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, policia e Tiranës ka zbarkuar në banesën e tij.
Pas kontrollit të policisë në shtëpi, i cili mësohet se ka zgjatur 20 minuta, mësohet se Llalla nuk është gjetur.
Avokati i ish-kryeprokurorit Llalla Sokol Hazizaj tha sot para mediave se ai është i sëmurë dhe ndodhet i shtruar në një spital, por nuk dihet nëse brenda apo jashtë Shqipërisë.
Vendimi mori formës së prerë në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shpalli fajtor për fshehje të pasurisë për tre raste dhe e dënoi atë me dy vite burgim.
Ky vendim që la në fuqi një të mëparshëm është i pari ndaj një prej ish zyrtarëve më të lartë të prokurorisë së përgjithshme, i hetuar nga SPAK.
Top Channel