Ben Affleck dhe JLO i japin fund lidhjes? Detaji që ngriti dyshime

22/09/2021 17:57

Pikërisht kur çdo gjë dukej se po shkonte perfekt në marrëdhënien e Jennifer Lopez me Ben Affleck, një detaj i zbuluar sëfundmi ka ngritur dyshime se çifti i famshëm mund të jenë ndarë.

Megjithëse aktorët u rikthyen bashkë pas 17 vitesh dhe rrëmbyen vëmendjen e të gjithë mediave në botë, duket se dyshja po kalon një krizë në lidhje.

Sipas verifikimeve të fundit, JLO dhe Affleck nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Pavarësisht se çifti e bëri publike romancën në rrjetin social në ditëlindjen e Lopez, më 24 Korrik me një foto të tyren duke u puthur në një superjaht në St.Tropez, ajo nuk e etiketoi kurrë aktorin në postim.

Prandaj, ndoshta spekulimet se çifti mund të jenë ndarë nuk qëndrojnë, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA