46 vjeçarja Kate Moss lumturohet teksa sheh të bijën Lila të ndjekë hapat e saj në pasarelën e Javës së Modës në Londër (fotot)

22/09/2021 21:26

Ish-modelja britanike Kate Moss shkëlqente nga kënaqësia sot teksa shihte të bijën 18-vjeçare Lila në pasarelën e modës së stilistit Richard Quinn, gjatë Javës së Modës në Londër.

46 vjeçarja erdhi shfaqjen në ‘Londoner Hotel’ e veshur me një bluzë të mëndafshtë dhe xhinse, për të mbështetur të bijën.

Ish-ikona e modës plotësonte look-un e saj me çizme ngjyrë kafe një çantë të thjeshtë të argjendtë.

Kate shoqërohej në shfaqje nga botuesi britanik Edward, dhe modelin qe ka marre ne patronazh, Jordan Barrett.

Kate dukej një nënë krenare teksa bija e saj Lila ecte në pasarelë me një fustan të plotë të kuq te stilistit.

Për shfaqjen Lila kishte zbardhur vetullat që e bënin t’i ngjante më shumë nënës Kate.

Lila është bija e Kate dhe biznesmenit Jefferson Hack, me të cilin modelja u shoqërua nga viti 2001 deri në 2004. Ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë dhe bija e tyre kalon kohë me të dy prindërit që prej fëmijërisë.

Lila ka marrëdhënie të mirë me të dy prindërit por shihet më shumë me nënën Kate.

Kate debutoi si modele në moshë të njëjtë me të bijën në 1992, kur u pikas nga një agjent mode në moshën 14-vjeçare në aeroportin JFK në New York.

FOTO GALERI
7/16
Grupit i bashkohet dhe kengetari britanik Boy George

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA