Xhaçka në New York/ Ambasadorja e SHBA-së në OKB falenderon Shqipërinë për strehimin e afganëve

21/09/2021 09:48

Ambasadorja e SHB-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas–Greenfield falenderoi Shqipërinë për strehimin e shtetasve afganë, që i shpëtuan pushtetit taleban në Afganistan.

Gjatë takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet për vizitë pune në New York, ajo siguroi se Shqipëria do të jetë “aleat i vyer gjatë mandati i ardhshëm të vendit tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Një takim i shkëlqyer sot me Ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Greenfield! Bisedë përmbajtësore dhe e frytshme për një sërë çështjesh në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Mirëpres thellimin e bashkëpunimit me miqtë dhe partnerët tanë strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Xhaçka pas takimit.

Top Channel