Talibanët thonë se kthimi i vajzave në shkolla do të bëhet ‘sa më shpejt’ (fotot)

21/09/2021 19:53

Zëdhënësi i qeverisë talibane në Afganistan, Zabiulla Muxhahid tha sot se vajzat afgane do të lejohen të kthehen në shkolla sa më shpejt, fillimisht në shkollat mesme.

Në fundjavë ministria e arsimit tha se të gjithë mësuesit meshkuj duhet të kthehen në institucionet e arsimit, pa përmendur vajzat ose gratë.

Si pjesë e rregullave të reja për arsimin, grave dhe vajzave mund t’u jepet mësim vetëm nga mësuese femra, ose kur nuk plotësohet numri i tyre, nga burra “më të mëdhenj” që kanë treguar se janë “të vyrtytshëm”.

Gratë gjithashtu janë lejuar të kthehen në mësimin në universiteti, por me forma ndarjeje mes studenteve meshkuj e atyre femra.

Muxhahid tha se nevojitet krijimi i një “mjedisi të sigurt mësimi” që vajzat të rikthehen plotësisht në sistem.

Ai nuk dha më shumë detaje se çfarë duhet bërë për të krijuar një mjedis të tillë.

FOTO GALERI
1/3
Zabiulla Muxhahid tha sot se vajzat afgane do të lejohen të kthehen në shkolla sa më shpejt, fillimisht në shkollat mesme.

Top Channel