Itali/ Pezullohet drejtori i shkollës që krahasoi pasaportën e vaksinës me kampin e Auschwitz (fotot)

21/09/2021 16:57

Drejtori i një shkolle në Ferrara në veri të Italisë është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij kanë nisur procedurat disiplinore pasi ka krahasuar logjikën e pasaportës së vaksinës ‘Green pass’ të lëshuar së fundmi në vend, me praktikat imponuese të kampit famëkeq nazist të Auschwitz, njoftonte ministria vendase e arsimit.

Drejtori kishte postuar në rrjetin Facebook një foto që evokonte kampin e Auschwitz me mbishkrimin e montuar në portat e tij “Green Pass të bën të lirë”, që nga autoritetet u kuptua si një ironi ndaj masave të vaksinimit të detyruar per kategorite, të prezantuara së fundmi në Itali.

Stefano Gargioni drejtonte institutin ‘Perlasca di Ferrara’ dhe ishte disiplinuar edhe më parë për ofendim ndaj Presidentit italian Mattarella, për të cilin në 2018 shkruante se jetonte vetëm prej kujtimit të vëllait Piersanti të vrarë nga mafia, si dhe për fushatë të mëparshme kundër vaksinimit.

Pranverën që shkoi Gargioni i dërgoi një letër të përbashkët prindërve të nxënësve të shkollë, ku mes të tjerash thuhej se “Maska në bankë nuk është fare e detyrueshme”.

Autoritetet lokale dhe arsimore të Ferrara ndërhynë me çështjen duke u distancuar prej tij. “Një fotomontazh i papranueshëm që nuk respekton kujtesën historike, që duket si i krijuar nga ata të anti-shkencës dhe negacionsitëve që nuk kanë respekt për viktimat e pandemisë”, shkruante në një deklaratë agjencia vendore arsimore Anp, duke justifikuar vendimin.

FOTO GALERI
1/4
Gargioni ka krahasuar logjikën e pasaportës së vaksinës ‘Green pass’ të lëshuar së fundmi në vend, me praktikat imponuese të kampit famëkeq nazist të Auschwitz

Top Channel