Ish-e dashura vrau futbollistin e njohur italian? Çfarë u zbulua pas 32 vitesh

21/09/2021 21:29

32 vjet pas vdekjes së futbollistit italian Donato Bergamini, mediat njoftojnë se e ish dashura e këtij të fundit do të dalë në gjyq pasi akuzohet se e ka vrarë atë me paramendim.

Aksidenti rrugor që i mori jetën futbollistit italian fillimisht besohej se ishte një vdekje aksidentale, pasi mendohej se futbollisti u përplas me një kamion në Kalabri.

Ndërsa sot, 32 vjet pas vdekjes së tij, ish e dashura Isabella Internò dhe shoferi i kamionit, Rafel Pisano akuzohen për vrasje.

Mediet italiane njoftojnë se ish e dashura e Donato Bergamini do të dalë në gjyq, për të përcaktuar nëse më 18 nëntor 1989 futbollisti Donato Bergamini u vra në aksident rrugor, apo nga ish e dashura.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel