Dhuna anti-vaksina mbyll kantieret e ndërtimit në Melbourne, pas sulmit ndaj sindikatës (fotot)

21/09/2021 18:46

Autoritetet në Australi kanë mbyllur sot të gjitha kantieret e ndërtimit në Melbourne për dy javë pasi protestat anti-vaksina në fundjavë u bënë të dhunshme në shtetet e Victoria e New South Wales (NSW) surged.

Protestuesit në Melbourne sulmuan selinë kryesore të sindikatave të punëtorëve duke plagosur zyrtarët me shishe e objekte, pas vendimit të sindikatës se të gjithë punëtorët e ndërtimit duhet të kenë të paktën një dozë të vaksinës në shtetin Victoria.

Ndërsa në të tjera incidente ne fundjave u dogjën makina të policisë dhe u plagosën oficerë, teksa më shumë se 200 protestues u arrestuan.

Australia ka vendosur në izolim qytetet e saj më të mëdha Sydney e Melbourne, si dhe kryeqytetin Canberra për të ulur përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.

Por masa është pritur me protesta të ashpra ku është quajtur veprim abuziv politik.

Deri tani në NSW me qendër Sydney, janë vaksinuar 53 e banorëve, ndërsa shifra qëndron në 44 përqind në shtetin Victoria.

Sot një total prej 603 rastesh të reja u zbuluan në Victoria që ishte më e madhja për këtë vit.

Por megjithë variantin Delta, Australia ka ruajtur disa nga shifrat më të ulëta të COVID-19 me 87,700 raste dhe 1,168 vdekje deri tani.

FOTO GALERI
1/5
Protesta kunder vendimit te sindikates

Top Channel