Berisha mesazh Bashës: Jam i pathyeshëm! Ata që i ka kapur frika e forumeve kanë përfunduar keq!

21/09/2021 19:16

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur kryedemokratin, Lulzim Basha një peng sharlatan të kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë vendim anti-ligjor dhe anti-statutor, në momentin që vendosi ta largonte nga

Në fjalën e tij Berisha i ka dhënë edhe një mesazh të qartë Bashës, ku thotë se gjatë 30 viteve ata që i ka kapur frika e forumeve kanë përfunduar keq.

Po ashtu Berisha kujtoi se çdo kryetar që merr vendime që nuk janë pushtet i tij, përjashto kohët kur ka luftra, është i shkarkuar dhe detyra i kalon nën-kryetarit.

Berisha: Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve të gjithkujt. PD nuk mund ti pranojë dënimet politike nga kushdo qoftë. Problemi është si do largojmë Edi Ramën, si do ja nxjerrim për hundësh votat që vodhi, kjo është çështja.

I ftoj të gjitha strukturat e PD të shtrojnë pyetjen a jeni ju për tu shkelmuar nga kryetari apo do ti tregoni vendin?

Jeni ju anti-amerikan apo është kryetari një peng sharlatan që kërkon t’ju imponojë ju vendime anti-statutore?

Apo ka gjet modelin i thërret kryesitë në Tiranë, por shko mo në rrethe se demokratëve duhet t‘i japësh shpjegime. Ju ftoj të bëhemi misionarë, se sot është mision njëlloj si në ‘91 të ngremë opozitën shqiptare fuqishëm dhe të shkojmë të sigurtë drejtë fitores.

Vota juaj është shpëtimtare. Ne duhet të bëhemi të barabartë mes të barabartëve dhe duhet të shprehemi me votën tonë. Kryetarit i them që të gjithë ata gjatë 30 viteve që i kapi frika e forumeve kanë përfunduar keq. Prandaj bëhu burrë dhe mos ki frikë, mos mendo se mund t’i shkelmosh. Mos luaj me pluralizmin se kjo parti ka sakrifikuar shumë ndaj leri ato forume të mblidhen. Kuvendi i partisë do vendosë çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë pushtet i tij, po i forumeve të tjerë që në moment që shpall vendimin, përveç kohës së luftës, është i shkarkuar dhe përgjegjësia i kalon nënkryetarit të partisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA