3 gorilla kurriz-argjendtë mbrojnë tufën e 22 femrave gorilla në malin afrikan (fotot)

21/09/2021 21:48
Grupi familjar drejtohet nga mashkulli dominues i quajtur Musilikale

Gorillat e malit kurriz-argjendtë janë majmunë madhështorë dhe sigurisht nga më të fuqishmit.

Zakonisht këto krijesa rrugëtojnë të vetmuara ose në grupe të vogla, dhe është e pazakontë që një grup familjar të përfshijë disa meshkuj të rritur.

Por një klan i tillë në xhunglën e Ruandas ka përmbysur shanset duke treguar një histori të mrekullueshme vllazërie.

Grupi familjar drejtohet nga mashkulli dominues i quajtur Musilikale, që ndiqet nga vëllezërit besnikë kurriz-argjendtë, të quajtur Icumbi e Turakameje.

Të tre ata qëndrojnë së bashku për të mbrojtur 22 gorillat femra qe i shoqerojne. Trimëria e tyre si dhe lojrat zbavitëse trupore që bëjnë me njëri-tjetrin, kanë fituar zemrat e njerëzve të fondacionit Dian Fossey të mbrojtjes së gorillave.

Organizata është e përkushtuar në mbrojtjes e këtyre krijesave madhështore me anë të kërkimeve, trajnimit dhe krijimit të lidhjeve me komunitetet vendase.

Ata kanë gjurmuar gorillat kurriz-argjendtë në Ruanda si dhe gorillat Grauer në rajonin e Kongos, të dyja specie të rrezikuara.

Gjurmuesit kanë kapur mazhe impresionuese të familjes Musilikale ku 3 gorillat meshkuj udhëheqin 22 femrat.

Megjithse ata janë të gjithë të rritur, dy prej vëlleërve flejnë e luajnë së bashku. Gorillat rrjedhimisht u mësuan me prezencën e studiuesve, që i ndiqnin ata nga një distancë sigurie.

FOTO GALERI
1/6
Një klan i tillë në xhunglën e Ruandas ka përmbysur shanset duke treguar një histori të mrekullueshme vllazërie.

Top Channel