Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme në Rusi tregojnë se partia e Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, ka dalë fituese me mbi 40% të votave, më pak se 54% që siguroi në 2016.
Ka pasur sakaq një “boom” votash për komunistët, e sërish nuk mungon frika për manipulime. Exit poll-et tregojnë se komunistët rikthehen në dhomen e ulët të parlamentit rus, Duma, me një rezultat të kënaqshëm për ta prej 25% të vitave. Duket se strategjia e kritikëvë te Kremlinit, përfshirë liderin opozitar Navalny i cili ashtu si kritike të tjerë të qeverisë nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, ka dhënë fryte.
I ashtëquajturi “votim i zgjuar” është në lëvizje që prej 2018-tës. Bëhet fjalë për një shërbim online i cili promovon kandidatët që kanë më shumë shanse të fitojnë përballë njerëzve te mbështetur nga Kremlini dhe partia Rusia e Bashkuar.
Strategu kryesor i Navalnyt, Leonid Volkov i tha Associated Press se Smart Voting ka vëzhguar e analizuar qindra fushata dhe ka mbështetur 1.300 kandidatë, jo vetëm në votimet për Dumën por edhe për zgjedhjet e ndryshme rajonale të mbajtura në të njëjtën ditë.
Zgjedhësit rusë votuan për 450 deputetët e Dumës, ndërsa në zgjedhje morën pjesë 14 parti. Rusia e Bashkuar shpalli fitoren disa orë pasi u mbyllën votimet të dielën në mbrëmje.
Top Channel