Miku i Davide Pecorellit, Fabrizio Paladino në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se ai ishte një njeri i mirë dhe se familjarët janë shumë të lumtur që ai është gjallë.
Paladino tha se fillimisht kanë menduar se e kanë vrarë grupet kriminale shqiptare.
“Është kaq e dukshme që është ndihmuar nga një mik shqiptar. Dyshimet janë që po tentonte ti shpëtonte ndonjë organizatë kriminale shqiptare. Duhet që të kalojnë 10 vite që të merrte sigurimin e jetës”. Pra i duhej që të rrinte i fshehur 10 vite. Ka shumë pista dhe shumë pyetje. Me çfarë dokumentesh është larguar nga Shqipëria, sa kohë ka qëndruar në atje. Si e ka kaluar kufirin, kush e ka ndihmuar”, tha gazetari italian.
Ky i fundit shtoi se nëse nuk do t’i kishte ndodhur incidenti me gomone ku kërkoi ndihmë për shtëpi, Pecorelli edhe mund të qëndronte i fshehur.
“Është e mundur, edhe pse media ku punoj shkruante se Davide ka marrë para në bankë në Romë. E familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë. Policia italiane kishte dyshime se ishte gjallë. Dihej se Pecorelli ishte në Itali”, tha Paladino.
Ai tha se ende nuk ka folur me mikun e tij, edhe pse ka kërkuar nga babai i Pecorellit që të merrte një kontakt që të lidhej me të.
Gazetari shtoi se tani janë në pritje të asaj që do të deklarojë biznesmeni, pasi tani po flet me Prokurorinë dhe po jep versionin e tij.
“E njoh mirë. Është një person me ide të mëdha, ishte pozitiv. Davide i viteve të fundit ishte shumë i ndryshuar. Ka dashur që në të gjitha mënyrat të zgjidhte problemet ekonomike dhe familjarëve të tij u kishte thënë se nuk ka të bëjë me drogën”, theksoi ai.
Top Channel