 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Forca të mëdha policore kanë shkuar në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë qe pritet të fillojë sot për targat e automjeteve.
Të njëjta burime tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak.
Dhjetëra qytetarë serbë kanë ndaluar kamionët në formë proteste kundër rregullit të bërë publik mëngjesin e sotëm.
Zonat e bllokuara janë Zubin Potok, Leposavic dhe Gazivodë, të cilat të çojnë drejt kufirit.
Makinat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës. Pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit.
Njësitë e Kosovës janë bashkë me trupa të KFOR-it. Përfaqësuesit e listës serbe janë të pranishëm në pikën kufitare të Jarinës.
Kamionët nuk janë duke lëvizur, ndërsa situata paraqitet e qetë.
Top Channel