Linda Halimi kryen ndërhyrje kirurgjikale në fundshpinë, ndan me ndjekësit momentet delikate

19/09/2021 17:38

Linda Halimi njihet për format e saj fizike. Këngëtarja shqiptare i është dedikuar vitet e fundit palestrës duke arritur kështu një transformim thelbësor në trup krahasuar me peshën e dikurshme.

Pavarësisht formave të saj për t’u pasur zili, artistja 27-vjeçare i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në të pasme për të perfeksionuar fizikun e saj, operacion ky që konsiderohet si një nga më të rrezikshmit.

Linda ka ndarë me ndjekësit momentet para dhe pas ndërhyrjes në InstaStory. Operacioni njihet me emrin “BBL”, një procedurë që heq yndyrën e tepërt nga barku, ijet ose kofshët duke përdorur liposuksion.

Kirurgu e transferon këtë yndyrë në vithe për më shumë volum.Ajo ka treguar se gjatë ndërhyrjes nuk ka patur dhimbje dhe gjithçka ka qenë shumë e lehtë për të. Madje, edhe pas përfundimit të operacionit ajo vazhdon të mos ndjejë asnjë dhimbje. Linda s’do të mund të qëndrojë ulur për katër ditë, ndërsa pas katër ditësh mund të ulet në intervale të shkurtra, 5 deri në 10 minuta, derisa trupi i saj të shërohet plotësisht.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel