Kryeministri Edi Rama ka porositur të gjithë ministrat, të cilët dalin kundër vendimeve të marra sëbashku në ttyrezën e këshillit të ministrave.

Rama tha se ata që dërgojnë letra individuale në komisione apo kanë qëndrime individuale për vendimet e marra sëbashkëu dhe dalin kundër tyre, konsiderohet si fyerje e rëndë e vijës së sjelljes në qeveri.

Rama: Prania juaj në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim përveç me raste ekstreme të lajmëruara më parë apo dhe në momentin e fundit dhe të dakordësuar me kryetarin e grupit parlamentar. Në raste pamundësie për arsye pune nuk duhet të vihet në diskutim prania juaj në hapjen e seancave të Kuvendit në orën fikse. Edhe skeduli i ikjes duhet të aprovohet nga ministrja e marrëdhënies së parlamentit.

Një shkelje etike e mandatit të shkuar ka qenë largimi i disa ministrave me letra individuale drejt komisionit apo qëndrime individuale në mosdakordësi të vendosura këtu. Ju siguroj se në çdo kod etik, kjo konsiderohet fyerje e rëndë e vijës së sjelljes në qeveri.

 

Top Channel