Rama ia thotë troç ministrave: Lini familjet larg punëve të shtetit. Nuk do shpëtoni nga llafet edhe po të flini gjumë

18/09/2021 11:04

Në mbledhjen e parë të qeverisë Rama 3, kryeministri ua ka bërë me dije të gjithë ministrave se duhet të mbajnë familjet larg punëve të shtetit.

Rama theksoi se do të përfliten, por të mos demoralizohen dhe të punojnë fort pa hile.

Edi Rama: Familja ime nuk ka asnjë lidhje me punët e shtetit. Ju kërkoj edhe juve të mbani larg edhe miqtë për favore të vogla. Nga llafet nuk do shpëtoni kurrë edhe sikur të mbylleni në kullë e të flini gjumë si Oso Kuka. Përqendrohuni në punë dhe punoni pa u lodhur.

Mësohuni me idenë se sa më shumë të përpiqeni, aq më shumë do të goditeni dhe përfliteni. E fundit, por më e rëndësishmja e këtyre pikave është etika në marrëdhëniet me qytetarët që na kanë bërë nderin më të madh në jetë të udhëheqim atdheun. As dua të mendoj apo të diskutoj që mund të mos keni parasysh se çfarë korrektese duhet t’ju karakterizojë.

Top Channel